Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar se një javë e nxehtë po parashikohet të përfshijë vendin tonë.
Kjo situatë, sipas IHMK-së, vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa e Afrikës Veriore.
Këto masa ajrore, të cilat karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe përmbajtje të ulët të lagështisë, janë rezultat i qarkullimeve atmosferike që favorizojnë zhvendosjen e ajrit tropikal drejt veriut. Konkretisht, një presion i lartë atmosferik i vendosur në pjesën qendrore dhe jugore të Mesdheut ka krijuar kushte për rrjedhën e një mase ajrore subtropikale kontinentale nga shkretëtira e Saharasë drejt gadishullit Ballkanik.
Ky fenomen meteorologjik shfaqet shpesh gjatë muajve të verës dhe zakonisht shoqërohet me rritje ekstreme të temperaturave, ulje të ndjeshme të reshjeve, si dhe rrezik të shtuar për thatësirë dhe zjarre në zona pyjore dhe fusha bujqësore. Temperaturat mund të tejkalojnë lehtësisht vlerat mesatare sezonale, duke shkaktuar valë të nxehti që ndikojnë negativisht në shëndetin publik, transmeton Klankosova.tv.
Indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9:00-17:00 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuara
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 13 – 16°C. Temperaturat maksimale: 33 – 38°C. Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale: 14 – 17°C. Temperaturat maksimale: 32 – 36°C. Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale: 13 – 19°C. Temperaturat maksimale: 32-37°C. Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s
E enjte
Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale: 14 – 19°C. Temperaturat maksimale: 34– 38°C. Era: nga verilindja, 1–5 m/s
E premte
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara. Temperaturat minimale: 15 – 20°C. Temperaturat maksimale: 35-39°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit