Në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut, sot është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në një kioskë në rrugën “Kral Petri”, ku persona të panjohur kishin hyrë me forcë në objekt dhe kishin vjedhur boksa me cigare dhe një shumë parash të gatshme.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro.
Pas një pune të shpejtë operative dhe hetimore nga njësitë përkatëse policore, është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohen dhe arrestohen dy persona të dyshuar: E.H., 44 vjeç, mashkull, dhe S.M., 39 vjeç, femër.
“Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura.
Zbulohen tre faktorë që ndikuan në shkarkimin e Arne Slot
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...