Afro 20 mijë metra katrorë hapësirë publike është liruar vetëm në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama dha detaje nga aksioni i nisur prej disa ditësh në të gjithë vendin, teksa paralajmëron se do të punohet pa ndërprerje deri në clirimin dhe transformimin e plotë të të gjitha qyteteve shqiptare.
“Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo… “
Rama tha se së shpejti bizneseve do tu vihet në dispozicion një plan I detajuar për vendosjen e tavolinave në jashtë, në mënyrë që të mos cënojnë hapësirat publike të përcaktuara për qytetarët.
“Për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistic.”
Paralelisht po punohet edhe me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, për të cilën janë angazhuar më shumë se 60 arkitekte, duke projektuar pikat se do të bëhen prishje për të liruar hapësirat. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se masa ndërshkimore penale edhe për të gjithë nëpunësit e kadastrës të cilët kanë dhënë legalizime në cënim të hapësirës së përbashkët.
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...
Grabitet një taksist në Prishtinë, i merren 15 euro nën kërc...
Theret me thikë një person në Bardhosh, arrestohet i dyshuar...