Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional, me fokus të veçantë në përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit në rajonin e Mitrovicës.
“Të dyja palët vlerësuan lart nivelin aktual të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit dhe forcimit të këtij partneriteti në përputhje me procedurat ligjore dhe institucionale”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Hoxha dhe Kelmendi u zotuan për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Në takim mori pjesë edhe u.d. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha.
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...
Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 e...
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...