Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Siri, duke përfshirë edhe goditjen e ministrisë së mbrojtjes dhe një “objektiv ushtarak” në “zonën e pallatit presidencial në Damask.
Siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv, Izraeli thotë se forcat e tij po mbrojnë komunitetin pakicë Druze dhe synojnë të eliminojnë forcat pro-qeveritare të akuzuara për sulmin ndaj tyre në rajonin jugperëndimor Suweida të Sirisë.
Kjo vjen pas ditësh përleshjesh vdekjeprurëse midis grupeve të armatosura beduine dhe druze në Suweida.
I dërguari amerikan Tom Barrack u ka bërë thirrje të gjitha palëve të “tërhiqen” nga dhuna e cila është përshkallëzuar ditët e fundit.
Ndërkaq, tre persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Damask, njofton Ministria e Shëndetësisë siriane. 34 të tjerë janë plagosur, shton ministria në përditësimin e saj të fundit mbi ndikimin e sulmeve.
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...