Ambasada britanike në Kosovë ka njoftuar për takimet e të Dërguarës së Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, me liderët e partive politike gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë.
Ambasada shpalosi kërkesat që Pierce ia ka bërë atyre për formim të qeverisë e për përmbushje të premtimit të shtetit multietnik, si dhe diskutimet për përgatitjen e samitit të Procesit të Berlinit.
“Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, u takua me krerët e partive politike Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK për të diskutuar për Samitin e Procesit të Berlinit që do të organizohet nga Mbretëria e Bashkuar në tetor. Ajo diskutoi rëndësinë e formimit urgjent të një qeverie që mund të promovojë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo theksoi nevojën për përmbushje të prekshme të premtimit të Kosovës si një shtet shumetnik dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ambasada.
Pierce gjithashtu u takua me Komandantin e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Enrico Barduani, me të cilin ajo përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për KFOR-in dhe njohu rolin e tij thelbësor në ruajtjen e sigurisë.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...