Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dal me një njoftim rreth vizitës të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan në Kosovë.
Në njoftim thuhet se vizita e tij ka përfshirë takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës e bizneset.
Po ashtu është publikuar edhe disa fotografi nga vizita e Hanrahan në Kosovë.
“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës. Shijoni disa foto nga vizita”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...