Policia e Kosovës njofton se kanë goditur një rast të grimit financiar në pikën kufitare në Han të Elezit, me ç’rast janë sekuestruar mbi 16 mijë franga në monedha metalike të dyshuara si të falsifikuara, ndërsa ka mbetur i arrestuar një person.
Në njoftim thuhet se monedhat ishin të vendosura në qese plastike dhe të fshehura nën ulëset e përparme të veturës, shkruan Arbresh.info.
I arrestuari është S.Xh 44-vjeçar shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i plotë:
Më datë 12.07.2025, rreth orës 21:15, në pikën kufitare Hani i Elezit – hyrje, është ndaluar për kontroll një veturë e tipit Audi A2, ngjyrë e gjelbër metalike, me targa të Republikës së Maqedonisë Veri (RMV), e cila drejtohej nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut, me iniciale (S. Xh.) i lindur më 1981 në Shkup.
Pas kontrollit të rregullt në vijën e parë dhe evidentimit të dokumentacionit përkatës, automjeti është selektuar për kontroll të mëtejmë.
Gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe policorë, nën ulëset e përparme të veturës janë gjetur qese plastike të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit, të mbushura me monedha metalike 2 franga zvicerane (CHF), të dyshuara si të falsifikuara.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore përfshirë ato të hetuesisë.
Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për “Falsifikim të parasë”.
Vetura si dhe monedhat e dyshuara janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar njësisë kompetente të hetimeve rajonale për procedura të mëtejme hetimore dhe procedurale.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar, me fokus të veçantë ndaj veprave penale që cenojnë sistemin financiar dhe sigurinë publike./Arbresh.info

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...