Mbrëmë rreth orës 21:50, njësia policore e Ferizajt gjatë kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të qytetit të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes, me targa vendore.
Gjatë matjes së shpejtësisë është konstatuar se drejtuesi i automjetit, E.K., 21 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi prej 70 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.
Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 40 €.
Gjatë verifikimit të mëtejmë në qendrën e komunikimit është konstatuar se ndaj tij, për shkak të akumulimit të 11 pikëve negative dhe kundërvajtjeve të përsëritura, që nga data 02.11.2023, është vendosur edhe një masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh. Si rezultat, është bërë edhe konfiskimi i automjetit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Ferizajt. Çdo shkelje apo rrezik në komunikacion mund të raportohet përmes: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë”” thuhet në njoftimin e policisë.
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...