Ekskluzive: Vrasja e Agim Muharremit dyshohet për mosmarrëveshjeje familjare, personi i dyshuar arratiset në Kosovë

16:16 | 12 Korrik 2025
E.K

Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut me gradën e nënoficerit, është vrarë paraditen e djeshme në fshatin Batincë të Shkupit.

Sipas informacioneve të para, 49-vjeçari dyshohet se është qëlluar për vdekje nga një person i njohur për të, në afërsi të urës në hyrje të fshatit.

Burime të mediumit arbresh.info bëjnë të ditur se mes viktimës dhe autorit të dyshuar ka pasur mosmarrëveshje familjare, që dyshohet të jenë motiv i krimit.

I dyshuari për vrasjen është në arrati dhe, sipas burimeve, besohet se është larguar nga Maqedonia e Veriut drejt territorit të Kosovës. Aktualisht ai është në kërkim nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë në bashkëpunim me institucionet e tjera për të siguruar kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Ndryshe, vdekjen e ushtarit Muharremi e ka konfirmuar ekipi i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

“Policia nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar prova të cilat mund të trasojnë pistat e hetimit për zbardhjen e rastit. Motivi akoma mbetet i pa njohur. Në rrethana jo zyrtare mësohet se dorasi është preson i njohur për organet e rendit dhe me precedent penal”.

“Gjatë aktit të vrasjes, viktima ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, ndërsa për dorasin grupi hetimor është duke mbledhur informacione nëse është asistuar ose jo nga ndokush që mund ta ketë njoftuar për lëvizjet e tashmë të ndjerit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Vritet Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin