Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikujtuar rolin kyç të presidentit amerikan Donald Trump në parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë një diskutimi në Hudson Institute në SHBA, Osmani theksoi se ishte vetë Trump që ndërhyri personalisht për të ndalur tensionet në atë periudhë, duke treguar përkushtimin e tij për paqen në rajon.
“Siç e ka thënë Presidenti Trump, ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim, atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Por, ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi, që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes”, ka thënë Osmani.
Në të njëjtin diskutim, ajo theksoi edhe rëndësinë jetike të rolit të Shteteve të Bashkuara në ruajtjen e paqes globale, duke përmendur luftën në Ukrainë si shembull të nevojës për një angazhim të vazhdueshëm ndërkombëtar./Arbresh.info
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...