Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se nga sot do të nisë grevën e paralajmëruar, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në një komunikatë për media, kjo federatë sindikale ka bërë të ditur se pas shumë takimeve e bisedimeve me drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari, përfshirë edhe një takim të mbajtur sot, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe nuk është dhënë asnjë afat për nënshkrimin e kontratës që do të mundësonte kthimin në punë të punëtorëve të mbetur pa kontratë.
“As këtë herë nuk morëm asnjë garanci apo afat se kur do të bëhet nënshkrimi i kontratës për vazhdimin e punës”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Si rrjedhojë, punëtorët do të nisin grevën sot, më 11 korrik, duke filluar nga ora 10:00.
Nga kjo federatë sindikale kanë shprehur shpresën që kjo grevë të ketë ndikim të mjaftueshëm për të ndalur vonesat dhe për të kthyer punëtorët në vendet e tyre të punës./Arbresh.info
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...