Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi, dhe shefin e Komisariatit të këtij qyteti, Nik Nikolli.
Ndërkohë që është pezulluar edhe shefi i Stacionit të Policisë në Theth.
Lajmi u bë publik nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, i cili theksoi se shkarkimet lidhen me zaptimin e hapësirave publike në zonën e Thethit dhe mosveprimin e strukturave vendore për t’i parandaluar ato, raporton Euronews.al.
“Drejtuesit e policisë në Shkodër nuk kanë zbatuar detyrën dhe kanë lejuar ndërtimet pa leje. Do të mbajnë përgjegjësi nëse mbajnë sytë mbyllur dhe nuk e konstatojnë vetë, para se ta konstatojmë ne apo i gjithë komuniteti. Çdo rast neglizhimi të denoncohet menjëherë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Proda.
Ai shtoi se lirimi i hapësirave publike do të jetë një nga prioritetet kryesore të policisë në ditët, javët dhe muajt në vijim.
“Hapësirat publike u përkasin qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë. Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga strukturat që kanë detyrë të parandalojnë e të godasin këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit”, theksoi kreu i Policisë së Shtetit.
Në vend të drejtorit të Policisë së Shkodrës është emëruar Gentian Berberi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë në Kukës. Ndërsa në vend të tij, në krye të Policisë së Kukësit, është komanduar Loard Sallaku, ish-shef i Komisariatit nr. 2.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...