Policia në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe të intervistojë personin e dyshuar që më 2 korrik 2025 shkaktoi një aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 16:54 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, ku ishin përfshirë një motoçikletë e tipit Gilera dhe një veturë VW Golf, të dyja me targa vendore. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ishte shkaktuar nga drejtuesi i motoçikletës për shkak të mosrespektimit të distancës së sigurisë, duke goditur veturën dhe shkaktuar dëme materiale.
Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Më 8 korrik, ai është identifikuar nga hetuesit policorë si E.A., dhe është ftuar për intervistim në stacionin policor.
Policia i ka shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje, për këto shkelje:
*Drejtim të mjetit pa patentë shoferi;
*Drejtim me regjistrim të skaduar;
*Largim nga vendi i aksidentit;
*Shkaktim i aksidentit në komunikacion.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, për të shmangur aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media