Të paktën katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri nga persona që gjendeshin në një makinë në lëvizje. Rasti tragjik sipas BBC ndodhi jashtë një klubi nate në Çikago.
Policia e Çikagos tha se një makinë me ngjyrë të errët kaloi pranë klubit rreth orës 23:00 sipas orës lokale (04:00 GMT) të mërkurën, kur persona të armatosur brenda automjetit hapën zjarr ndaj një turme njerëzish jashtë.
Sipas BBC-së, thuhet se turma po largohej nga klubi i natës pas një feste për lansimin e albumit të reperes Mello Buckzz.
Policia tha se automjeti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk është arrestuar askush.
Viktimat e të shtënave u dërguan me urgjencë në disa spitale të ndryshme të zonës. Dy burra, të moshës 24 dhe 25-vjeç, dhe dy gra, të moshës 26 dhe 27-vjeç, u raportuan të vdekur, raporton BBC.
Të paktën katër persona të dërguar në spital raportohet se janë në gjendje kritike. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...