Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën pas mesnatës në Treboviq të Pejës, ku për pasoj një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.
Viktima, Metlind Neziri 16-vjeçar do të varroset sot në varrezat e reja të fshatit Treboviq në ora 17:00, njofton familja e viktimës.
Ndryshe, dy të lënduarit nga vetaksidenti janë duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja shëndetësore e tyre është shumë e rëndë.
Ndërsa policia ka bërë të ditur se deri tek vetaksidenti ka ardhur kur vetura nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës me ç’rast ka goditur një shtyllë të betonit.
Siç ka njoftuar policia, edhe dy të lënduarit janë të mitur./Arbresh.info

Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...
Barcelona bëhet gati për ofertën e parë zyrtare për Julián Á...
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pej...
Shqetësime në kampin brazilian, lëndohet Neymar