Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit E.B., duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me nr. PS.47/2023, të datës 19 korrik 2024.
Në aktgjykimin fillestar, E.B. u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ, dhe u dënuar me 12 vite burgim.
Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 19 tetori 2022, por jo më shumë se kohëzgjatja e dënimit.
Të dëmtuarit janë udhëzuar që kërkesat pasurore-juridike t’i trajtojnë përmes procedurave juridiko-civile.
Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të aktgjykimit dhe materialeve të lëndës, ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të rëndësishme të procedurës penale që do e bënin të nevojshme anulimin e vendimit.
Për më tepër, dispozitivi i aktgjykimit është i qartë dhe arsyetimi i tij plotëson standardet ligjore, duke përjashtuar pretendimet e mbrojtjes për shkelje në dëm të të akuzuarit.
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...