Lewis Hamilton do të garojë në shtëpi këtë fundjavë në Silverstone, ku ka fituar nëntë herë – më shumë se çdo pilot tjetër.
Megjithatë, pritjet janë të ulëta, pasi ai nuk ka arritur asnjë podium në 11 garat e fundit, për herë të parë që nga debutimi në 2007.
Ish-shefi i F1, Bernie Ecclestone, u shpreh për Sky Sports: “A do të fitojë ndonjëherë një titull tjetër? Jo. Ai pati fat në një periudhë me pak konkurrencë. Tani përballet me rivalë seriozë”.
Hamilton është i gjashti në renditje me 91 pikë, pas shokut të skuadrës Charles Leclerc.
Pavarësisht vështirësive me Ferrarin, ai mbetet një nga pilotët më të mëdhenj, dhe përballja me këtë krizë mund të përcaktojë fundin e karrierës së tij ikonike.
Por këtu qëndron sfida për pilotin 40-vjeçar. Pas pothuajse një dekade dominimi, ai duhet të kthejë mbrapsht një seri shumë negative.
Nuk ka dyshim se ky është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, kështu që mbetet të shihet se si do t’i përgjigjet njërit prej momenteve më të vështira të karrierës së tij. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...