Real Madridi mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Juventusit në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Botës për Klube.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Gonzalo Garcia, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, vlerësoi lart performancat e fundit të sulmuesit 21-vjeçar.
“E njihja Gonzalon më parë, por do të gënjeja nëse do të thoja se prisja që ai të shënonte 3 gola në 4 ndeshje,” u shpreh Alonso për mediat pas ndeshjes së fundit.
“Ai i lodh mbrojtësit, bën presion, punon shumë dhe ndihmon ekipin. E ka një shpirt gare që më pëlqen”.
“Unë i besoj atij,” përfundoi Alonso, duke lënë të hapur mundësinë që Garcia të bëhet pjesë e rëndësishme e skuadrës në të ardhmen.
Gonzalo ka shënuar tre gola dhe një asistim në katër ndeshjet e para të Realit në Kupën e Botës për Klube.
Sfidën e radhës madrilenët e luajnë me 5 korrik ndaj Dortmundit në çerekfinale./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...