Një person ka vdekur e dy të tjerë janë lënduar si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fadil Gashi zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, deklaroi Gashi.
“Derisa dy të lënduarit e tjerë fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e spitalit rajonal dhe më pas janë dërguar për në QKUK. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një muri në anën tjetër të rrugës”, theksoi ai.
“Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga hetuesit e aksidenteve”, përfundoi zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë./Arbresh.info
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...