Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se më 1 dhe 2 korrik 2025, dhe në vijim, po arrin të mbulojë tërësisht dhe me suficit kërkesat e Furnizuesit të Shërbimit Universal për energji elektrike, përmes prodhimit të brendshëm, duke siguruar mbi 10,600 Mwh/ditë, përkatësisht:
Sipas KEK-ut, ky realizim i rëndësishëm po arrihet përkundër faktit se Njësia B2 në TC “Kosova B” është jashtë operimit për shkak të zbatimit të projektit kapital të turbinës, si dhe përkundër sfidave të vazhdueshme teknike dhe teknologjike që rrjedhin nga mosha mbi 40 deri në 60 vjet e pajisjeve prodhuese.
“Aktualisht, KEK-u është duke operuar me sukses me Njësinë B1 në TC ‘Kosova B’ dhe njësitë A3 dhe A5 në TC ‘Kosova A’, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të stafit për të garantuar siguri energjetike dhe furnizim të qëndrueshëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit”.
“Paralelisht, janë në zbatim projekte madhore të rehabilitimit dhe modernizimit të kapaciteteve prodhuese, të cilat do të sjellin rritje të performancës teknike dhe ambientale, si dhe do t’u zgjasin jetën teknike për së paku edhe 20 vjet njësive B1, B2 dhe A3”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
KEK-u siguron qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara se mbetet e përkushtuar në punë të pandërprerë – si në rikthimin e shpejtë të çdo njësie në operim, ashtu edhe në zbatimin e investimeve strategjike, që garantojnë një të ardhme energjetike të sigurt, të qëndrueshme dhe të pavarur për Kosovën. /Zëri
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...