Për të 39-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta konstituojnë legjislaturën e re. Ngërçi është thelluar që nga 1 maji, kur kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, propozoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhej përmes një votimi të fshehtë. Si kundërpërgjigje, partitë opozitare – PDK, LDK, AAK-Nisma – si dhe Lista Serbe, kanë refuzuar të propozojnë anëtarë për komisionin që do të mbikëqyrte votimin, duke e zgjatur kështu krizën institucionale.
Këtë situatë e ka komentuar edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani, në një intervistë për emisionin FIVE në Dukagjini.
Edhe pse theksoi se mandati i tij është kryesisht ushtarak dhe KFOR-i nuk ndërhyn në çështje politike të brendshme, Barduani nënvizoi se “mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike”.
Sipas tij, edhe pse aktualisht nuk ka një ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme nga ky bllokim politik, ngërçi institucional është një zhvillim që ndiqet me kujdes nga misioni i NATO-s në Kosovë.
“Pikë së pari më lejoni të nënvizojë se si komandant i KFOR-it interesi im dhe detyrat e mia janë kryesisht dhe në përgjithësi ushtarake.
Megjithatë nuk mund të mos e nënvizojë se mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike. Ne nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme të Kosovës por në të njëjtën kohë jemi duke i ndjekur zhvillimet politike në Kosovë duke përfshirë edhe zgjedhjet për parlament që janë mbajtur në shkurt. Edhe pse nuk kemi pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejt në staginimin politik aktual në situatën e sigurisë, ne inkurajojmë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë të ecin përpara që është në të mirën e të gjitha palëve që po jetojnë në Kosovë”, ka thënë Barduani.
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-...
Nis takimi Kosovë–Serbi për jetësimin e komisionit për të pa...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Spe...