Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 08:56, njësia e trafikut rrugor gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka evidentuar një automjet BMW me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 104 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.
Përveç shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtuesi i automjetit nuk ka respektuar as shenjën “STOP” të policisë, duke mos ndaluar fare në vendin e kontrollit dhe duke zhvilluar shpejtësi të rrezikshme ( rrëshqitje të gomave), transmeton Arbresh.info.
Policia ka arritur që përmes targa të identifkojë shoferin, të cilin me më pas e ka ftuar në stacionin e policisë në Ferizaj
Bëhej fjalë për personin L.K., 25 vjeç.
“Ndaj tij janë shqiptuar tri gjoba për kundërvajtje: Për mosrespektim të shenjës “STOP” : 150 euro, 1 pikë negative. Për tejkalim të shpejtësie: 300 euro, 2 pikë negative, dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj); Për zhvillim të shpejtësisë së rrezikshme: 150 euro dhe 1 pikë negative”, thuhet në njoftim./Arbresh.info




Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...