Arsenali po i rikthehet sërish sulmuesit të Atalantës, Ademola Lookman, pasi e kishte kontaktuar edhe verën e kaluar, dhe çmimi i kërkuar për të mbetet 50 milionë euro.
Bisedimet fillestare kishin nisur që në gusht të vitit 2024, me Liverpoolin gjithashtu të interesuar për reprezentuesin e Nigerisë, i cili ka lindur në Angli.
Tani, dhjetë muaj më vonë, 27-vjeçari duket se është sërish në qendër të vëmendjes për një transferim të mundshëm në Ligën Premier, pas një tjetër sezoni mbresëlënës me Atalantën në Bergamo.
Atalanta e vlerëson Lookman me një shumë prej rreth 45–50 milionë euro plus bonuse, me ish-sulmuesin e Charlton, Everton dhe Fulham që ndjen se e ka dëshmuar veten mjaftueshëm në Itali për të merituar një tjetër shans në elitën angleze.

Ai shënoi 20 gola dhe dha shtatë asistime në 40 ndeshje zyrtare për Atalantën këtë sezon, duke ndihmuar klubin të siguronte vendin e tretë në Serie A dhe të arrinte në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
Produkt i akademisë së Charlton, Lookman u ble nga Atalanta në vitin 2022 nga Leipzig për 10.85 milionë euro plus bonuse, përfshirë edhe një përqindje nga shitja e ardhshme.
Ai ka lulëzuar në Itali, duke realizuar 52 gola dhe dhënë 25 asistime në 118 ndeshje zyrtare, ndërsa kulmi i arritjeve të tij ishte fitimi i Ligës së Evropës me një het-trik në finalen ndaj Bayer Leverkusen./Telegrafi/
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...