Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një qytetareje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri, janë lavdëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht “ Diplomatic Security Service (DSS)”, institucion në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, e që kanë ndihmuar Policinë e Kosovës me trajnime të ndryshme.
“Krenar të shohim ndikimin direkt të trajnimeve të DSS dhe Ambasadës së SHBA në Prishtinë, përmes Programit kundër terrrorizmit.
“Policia e Kosovës – Njësia Speciale Hetuese (SIU), e trajnuar në mjekësi taktike, me guxim i dha ndihmën e parë një qytetareje në nevojë. Ky është rezultati i partneriteteve efektive dhe zhvillimit profesional në veprim. Punë e shkëlqyer, Policia e Kosovës!”, thuhet në reagimin e DSS.

Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...