Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka komentuar sërish aktgjykimin e Gjykayës Kushtetuese, duke thënë se rikonfirmon që pozicioni i tyre ka qenë parimor.
Ai u shpreh se Kushtetuesja nuk ka thënë që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Po besoj që dje aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese i cili rithekson atë çfarë është thënë në aktgjykimin e vitit 2014, por edhe në atë çfarë kemi thënë nga 15 prilli, vetëm sa i rikonfirmon që në vazhdimësi pozicioni ynë ka qenë parimor dhe ka qenë i bazuar në aktgjykimin dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
“Te konstatimet i kemi dy pika, në asnjërën prej tyre Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën, siç po tentohet të prezantohet gabimisht dhe rrejshëm nga opozita. Në asnjë pikë të këtij vendimi nuk thuhet një gjë e tillë”, u shpreh ai.
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...