Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhejë të Mamurrasit së Shqipërisë.
Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të mërkure, është gjetur trupi i pa jetë i një 60-vjeçari, në një depo uji e cila ishte në ndërtim.
Nga informacionet e deri tanishme dyshohet se 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depors, e cila ishte pa ujë.
“Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin”.
“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia, sipas ABCNews.al
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...