Një person ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti në fshatin Sllovi të Lipjanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ku motoçiklisti ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, E.B, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...