Policia e Kosovës gjatë javës së kaluar ka sekuestruar 5 armë zjarri në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore ka realizuar 226 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, thuhet në njoftim.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3 mijë e 545 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 198 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info/

Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq