Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030.
Ai për gazetarët në Taromina tha, përveç Shqipërisë, në unionin duhet të anëtarësohet edhe Mali i Zi.
“Shqipëria po i përmbush me ritme të shpejta të gjitha reformat dhe për këtë duhet të anëtarësohet në BE para vitit 2030″.
Ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani vlerëson progresin e Shqipërisë dhe thotë se kjo po arrihet falë vullnetit politik.
Ministri i qeverisë së Melonit thotë se Italia është e gatshme të mbështesë Shqipërinë me eksperiencën e saj, kryesisht në luftën kundër korrupsionit.
“Brenda muajit qershor vendi ynë pritet të hapë grupkapitullin e katërt, ndërsa ambicia e qeverisë është hapja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit”, ka thënë Tajani.
“Shtete si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Konstatoj një vullnet të mirë politik që ne të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Këto shtete duhet që të hyjnë në familjen tonë përpara vitit 2030, pastaj të flasim për Moldavinë dhe Ukrainën. Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur si objektiv vitin 2030, por unë dua që kjo të ndodhë edhe më përpara në kohë”, u shpreh Tajani.
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...