Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e bashkimit me përpjekjet shumëditore të Izraelit për të goditur objektet bërthamore iraniane, thanë për CBS News pesë burime të njohura me çështjen.
Një objektiv i mundshëm është Fordo, një vend nëntokësor për pasurimin e uraniumit që besohet të jetë çelësi i programit bërthamor të Iranit, sipas burimeve, të cilat përfshijnë një zyrtar të lartë të inteligjencës dhe një zyrtar të Departamentit të Mbrojtjes.
Fordo është ‘varrosur’ pothuajse 300 metra nën një mal dhe mbrohet nga mbrojtje të konsiderueshme ajrore, dhe besohet të jetë vendi më i mundshëm për një program hipotetik “shpërthimi” të armëve bërthamore.
Ekspertët e mospërhapjes bërthamore thonë se është në Fordo, ku Irani ka synuar të pasurojë uraniumin për qëllime armësh dhe të zgjerojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.
Nuk ka marrëveshje të plotë midis këshilltarëve më të afërt të Trump se si të veprohet, transmeton Telegrafi.
Çështja pritej të diskutohej në një takim me ekipin e sigurisë kombëtare të Trump në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë më herët të martën.
Pjesëmarrësit përfshinin zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes, Marco Rubio, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard dhe të dërguarin special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. /Telegrafi/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...