Barcelona i ka kërkuar La Ligas që të ndryshojë rregullat e ‘Fair-play financiar’, duke i ndarë shpenzimet për ekipin e tyre të femrave dhe të rinjve nga buxhetet e ekipit të parë.
Mundo Deportivo ka raportuar në këtë zhvillim të fundit në sagën e aspektit financiar tek Barcelona, duke e quajtur këtë kërkesë të klubit si ‘historike’.
Më herët La Liga ka përfshirë buxhetet e ekipeve të femrave dhe atyre të moshave të reja brenda kufizimeve financiare të klubeve, gjë që ka shtuar presionin financiar mbi Barcelonën.
Financat e Barcelonës kanë qenë një temë e vazhdueshme në lajme gjatë pesë viteve të fundit.
Që nga zbulimi fillestar tronditës se klubi ndodhej në vështirësi serioze ekonomike gjatë pandemisë së COVID-19, te largimet e legjendave si Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, e deri te rinovimi i stadiumit ‘Camp Nou’ – rrallëherë ka pasur momente të qeta sa i përket llogarive bankare të blaugranëve.
Klubi vazhdon të mbajë mbi vete borxhe që tejkalojnë 1,2 miliardë euro. Të ashtuquajturat “levat ekonomike” të klubit kanë bërë pak për të adresuar borxhin themelor, dhe shpeshherë e kanë vënë Barcelonën në përplasje direkte me La Ligan, e cila ka kufizuar ndjeshëm aftësinë e klubit për të nënshkruar dhe regjistruar lojtarë të rinj.
Më së shumti, këtë sezon, klubi u detyrua të çojë çështjen deri te qeveria spanjolle, për të siguruar që Dani Olmo dhe Pau Víctor të mund të aktivizoheshin për Barcelonën./Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...