Ousmane Dembele ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain, duke fituar gjithçka që mund të fitohej. Kulmi i suksesit ishte fitorja e Ligës së Kampionëve ndaj Interit me rezultatin 5-0.
Me paraqitjet e tij mbresëlënëse, ai tashmë është një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë.
Në një rrëfim për revistën prestigjioze France Football, Dembélé foli për periudhën e tij te Barcelona dhe për ndryshimet në qasjen e tij profesionale që sollën rilindjen e karrierës.
“Kthehesha në shtëpi, luaja NBA 2K dhe shikoja televizor. Isha më i ri dhe kjo ishte normale, por në fund e paguan një çmim të lartë. E ndjeva sidomos te Barcelona”, u shpreh ai me sinqeritet.
Francezi u transferua te Barcelona në vitin 2017 nga Borussia Dortmund për 135 milionë euro. Gjatë gjashtë viteve në “Camp Nou”, ai zhvilloi vetëm 185 paraqitje, duke shënuar 40 gola dhe dhënë 41 asistime.
Edhe pse fitoi tre tituj të La Ligës, karriera e tij në Spanjë u shënua nga dëmtime të shpeshta, përfshirë tri këputje muskujsh dhe probleme në kofshë e gju.
Një sezon fantastik i Ousmane Dembele: A mjafton kjo për Topin e Artë?
Lexo po ashtu
Një sezon fantastik i Ousmane Dembele: A mjafton kjo për Topin e Artë?
Në total, ai mungoi për 799 ditë për shkak të dëmtimeve, duke humbur 141 ndeshje për Barcelonën dhe Francën.
“Kam mësuar shumë nga ajo periudhë. Tani e njoh trupin tim shumë më mirë dhe e di kur të ndaloj ose të përshtas stërvitjen time. Kjo ka bërë diferencën”, deklaroi Dembele.
Në verën e vitit 2023, ai kaloi te PSG për 50 milionë euro, ku nënshkroi kontratë deri në vitin 2028. Që prej transferimit, ai është rilindur si lojtar.
Në dy sezone me klubin francez, Dembele ka zhvilluar 91 ndeshje, ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 29 asistime. Ka humbur vetëm pesë ndeshje për shkak dëmtimesh, gjithsej 28 ditë mungesë.
“Tani jam më profesionist se kurrë më parë. Edhe në ditët e mia të lira shkoj në kamp për të punuar me fizioterapistët, për t’u rikuperuar dhe për të mbajtur formën”, deklaroi ai.
Dembele ka bërë një transformim të plotë në karrierë – nga një talent i lënduar te Barcelona, në një lider dhe kampion i Evropës me PSG.
Vlera e tij aktuale në treg arrin në 90 milionë euro dhe me këtë sezon të jashtëzakonshëm, ai është më afër se kurrë ëndrrës për të ngritur Topin e Artë. /Telegrafi/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...