Gennaro Gattuso është emëruar zyrtarisht si përzgjedhës i ri i Kombëtares së Italisë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, e cilësoi atë si “një simbol të futbollit italian”.
Konferenca për prezantimin e tij do të mbahet të enjten, më 19 qershor, në Romë, ku ai do të marr zyrtarisht drejtimin e ekipit.
“Fanella e Azzurrëve është si një lëkurë e dytë për të. Motivimi, profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për përballimin e sfidave të ardhshme të Kombëtares. I vetëdijshëm për rëndësinë e objektivit që duam të arrijmë, e falënderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin me të cilin e pranoi këtë sfidë. Ai e ndan plotësisht projektin e FIGC-së për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit tonë, me Azzurrët në qendër të këtij vizioni strategjik”, deklaroi Gravina.
Si futbollist, Gattuso ka qenë një nga figurat më ikonike të Italisë. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 dhe ka 73 paraqitje me fanellën e Kombëtares. Po ashtu, ka fituar Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2000.
Në karrierën si trajner, Gattuso ka drejtuar disa klube të njohura si Milani, Napoli, Valencia, Olympique Marseille dhe së fundmi Hajduk Split. /Telegrafi/
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...