Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është informuar për “të shtënat e tmerrshme” në Minesota dhe duket se është një “sulm kundër ligjvënësve shtetërorë”.
Në një deklaratë të ndarë nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në X, tha se Trump ka deklaruar se po merren me hetimin e rastit, institucionet përgjegjëse atje.
“Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja, po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo të përfshirë në masën më të plotë të ligjit.
“Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minesotës, një vend vërtet i shkëlqyer!”, ka thënë Trump, sipas Leavitt, shkruan BBC.
Lexo edhe:
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...