Sot në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

08:01 | 14 Qershor 2025
E.K

Sot, me fillim nga ora 11:00, në Drenas do të përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu.

Komuna njofton se ceremonia do të mbahet në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” dhe fton qytetarët, familjarët dhe bashkëluftëtarët të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.

Manifestimi përkujton jetën dhe veprën e heroit Asllan Fazliu, ndër figurat e luftës për lirinë e Kosovës. Vendosja e shtatores është shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e tij.