Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Japoni, është takuar sot në Tokio me Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën ekonomike dhe në sektorë të tjerë me interes të përbashkët.
“Gjatë takimit, biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë.
Populli i Kosovës është gjithnjë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në çdo etapë të shtetndërtimit tonë, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ajo./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...