Sekretraja e Përgjithshme e PDK-së, njëherit edhe deputete e Kuvendit, Vlora Çitaku ka uruar 26 vjetorin e Çlirimit me fotografinë e Thaçit dhe Veselit në luftë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo falënderoi të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit, shkruan Arbresh.info.
“Urime Dita e Çlirimit, Kosovë! Me nderim dhe përulje për mijëra gra e burra që patën guximin të ëndërrojnë të pamundurën, dhe ta bëjnë realitet. Për ata që nuk janë më, por që jetojnë përherë në lirinë tonë. Për ata që sakrifikuan gjithçka. Faleminderit”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër