Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës ‘VATRA’, Elmi Berisha bashkë me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama dhe veprimtarin, Ekrem Bardha kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
Kjo me rastin e 26 vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Ai falënderoi Ramën për respektin ndaj diasporës shqiptare të cilët siç tha ai, ndihmuan në pavarësimin e Kosovës.
Berisha nderoi edhe Ekrem Bardhën duke e quajtur vazhdimësi të Fan Nolit
“Unë sigurisht, me plot kuptimin e fjalës mund ta quaj Ekrem Bardhën si vazhdimësi të Nolit dhe Konicës dhe jemi mirënjohës. Këta janë njerëzit të cilët vunë themelet e para të shtetësisë së Kosovës e cila filloi në 1993-tën ku ky burrë (Ekrem Bardha) dhe bashkëpunëtorët e tij ju lutën presidentit Bush të vjetër që ta ndalojë makinerinë e tmerrshme të Millosheviqit dhe mos të masakrojë në Kosovë”, ka thënë Berisha./Arbresh.info/

Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!