Ylli i Argjentinës, Lionel Messi është përballur me kolumbianin James Rodriguez gjatë ndeshjes së dy kombëtareve mëngjesin e sotëm (e mërkurë) shkaku i disa deklaratave të mëparshme të këtij të fundit.
Ekipet kombëtare të Argjentinës dhe Kolumbisë luajtën barazim 1–1 në raundin e 16-të të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Në pjesën e dytë, gjatë një pauze në lojë, sulmuesi argjentinas Messi iu afrua mesfushorit kolumbian Rodriguez për të shprehur pakënaqësinë e tij.
Lojtarët shkëmbyen disa fjalë jo të këndshme dhe një pjesë e bisedës së tyre u filmua dhe u deshifrua.
“The që na ndihmuan në finale. Flet shumë”, thuhet t’i ketë thënë Messi, Rodriguezit.
“Unë nuk thashë asgjë”, u përgjigj James.
Pjesë të tjera të bisedës së tyre nuk mund të deshifroheshin sepse lojtarët mbulonin gojën me duar.
Pas ndeshjes, James komentoi incidentin duke thënë se: “Çfarë ndodh në fushë mbetet në fushë”.
Vlen të përmendet se James Rodriguez më parë kishte pohuar se Argjentina fitoi finalen e Copa America 2024 për shkak të gjyqtarëve.
“Kolumbisë nuk iu dhanë një ose dy penallti. Pse nuk u publikuan regjistrimet e VAR-it? E çuditshme, apo jo?”, kishte deklaruar mes tjerash James. /Telegrafi/
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...