Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklaruar, një i dyshuar në procedurë të rregullt

10:12 | 21 Maj 2026
E.H

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren, ku në koordinim me prokurorin janë kontrolluar gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme dhe shmangie tatimore në shitjen e arit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokalet e katër të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kilogramë e 775 gramë ari të padeklaruar, mbi 4 kilogramë argjend të padeklaruar, si dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Prizren 2025, NN. Në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese si dhe në tri shtëpi banimi nën dyshimin se bizneset kryejnë veprimtari të kundërligjshme duke iu shmangur tatimit lidhur me shitjen e arit. Gjatë kontrollit në lokalet e katër të dyshuarëve një f/k dhe tre meshkujve kosovar janë gjetur dhe sekuestruar ari i pa deklaruar me peshë rreth 3.775.33 gram, argjend të pa deklaruar me peshë 4.204.98 gram si dhe një armë pa leje. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale