Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kontrolluar dy lokacione në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, në kuadër të një hetimi për falsifikim të dokumenteve.
Sipas policisë, aksioni është zhvilluar në koordinim me prokurorin për krime të rënda, ndërsa janë shoqëruar dy persona të dyshuar, shtetas kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar një laptop, telefona mobilë, para në euro dhe dokumentacione të ndryshme.
“Prizren / 20.05.2026-07:30. Në koordinim me prokurorin për krime të rënda janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës me qëllim të sigurimit të provave ku janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovar (m/k) nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë bërë falsifikimin e dokumenteve. Si prova materiale janë sekuestruar : një llaptopë, telefona, para në euro dhe dokumentacione tjera. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë