Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, takoi sot në zyrat e tyre respektive kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza.
ZKM njofton se Kurti fillimisht u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq nga i cili u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj./Arbresh.info

LEXO EDHE:
Takimi Kurti – Hamza në Mitrovicë, Kryeziu tregon se çfarë u diskutua
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...