Shqipëria u ndal me rezultat baras nga Serbia me rezultat 0-0, në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Botëror.
Kuqezinjtë patën një mundësi të artë shënimi nga penalltia, por Rey Manaj, gaboi, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes për mikrofonin e Super Sport u ndal të flasë, mesfushori Kristjan Asllani.
Ai tha se tashmë vëmendja dhe koka është tek ndeshja tjetër. Teksa komentoi edhe penalltinë e Rey Manajt.
“Na mungoi gola, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tonë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër. Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat. Besoj se Manaj ska nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodh që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër. Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli por nuk ka problem”, tha Asllani për “Super Sport”.
Ndeshja e radhës e kuqezinjve është ndaj Letonisë pas tre ditësh./Arbresh.info
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...