Shqipëria luan sonte ndeshjen ndaj Serbisë në “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
Në listën e gjerë prej 27 futbollistëve të grumbulluar, për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Botëror, trajnerit Sylvinho i duhet të lë katër futbollistë në tribinë, për shkak të protokollit të UEFA-s.
Sipas rregullores së UEFA-s, vetëm 23 emra lejohen të jenë pjesë e protokollit për ndeshjen, shkruan Arbresh.info.
Nga kjo listë për ndeshjen e sotme me Serbinë, kanë mbetur jashtë Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti.
Padyshim që lënnja në tribinë e Medon Berishës është njëra ndër surprizat e selektorit brazilian të Shqipërisë, i cili zakonisht merr minuta tek Lecce. Po ashtu ka luajtur edhe më herët me kombëtaren, madje edhe në Euro 2024.
Berisha ka qenë pjesë e bankës rezerveë në ndeshjet e kaluara ndaj Anglisë dhe Andorrës./Arbresh.info
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria