Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka shprehur respekt për Kombëtaren shqiptare, por ka thënë se Serbia ka ardhur në Tiranë për të fituar ndeshjen.
I shoqëruar nga futbollisti Aleksandër Mitroviç, “Piksi” ka mbajtur konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë, e cila është e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të vitit 2026.
“Shqipëria është një skuadër e mirë, agresive në fushë dhe me një trajner të shkëlqyer”, ka thënë Stojkoviç, duke përmendur lojtarë si Broja, Manaj, Asllani dhe Bajrami, të cilët sipas tij kërkojnë kujdes maksimal. “Është një ekip shumë serioz dhe i motivuar”.
Megjithatë, trajneri serb ka thënë se dëshiron fitore në “Air Albania”: “Ne kemi ardhur në Tiranë për të fituar dhe do të bëjmë maksimumin për ta arritur këtë. Jemi stërvitur shumë dhe formacionin e kam në mendje”, ka thënë ai.
Stojkoviç ka theksuar se Serbia ka studiuar mirë Shqipërinë, ashtu si edhe Shqipëria Serbinë. “Shqipëria tregoi forcën e saj duke u kualifikuar në Evropian. Ne duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të mos bëjmë gabime, sepse ata janë shumë të rrezikshëm dhe dinë si të ndëshkojnë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, Mitrovic, ka thënë se prioritet i skuadrës është marrja e tri pikëve. “Një gol nga ana ime do të ishte qershia mbi tortë, por më e rëndësishme është të marrim tri pikët”, është shprehur ai.
Mitrovic është shprehur edhe për përballjet e kaluara mes Shqipërisë dhe Serbisë: “Ka kaluar shumë kohë, por kujtimet më të bukura i kam nga ndeshja e dytë në vitin 2014. Presim një përballje të vështirë, ndaj një skuadre të mirë dhe të organizuar. E dimë se stadiumi do të jetë plot dhe atmosfera intensive. Për ne kjo është ndeshja e parë dhe duam ta nisim sa më mirë”, ka thënë ai.
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...