Policia e Shtetit në Shqipëri njofton se ka realizuar eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas drejt Tiranës.
Në një postim në Facebook bëhet e ditur se masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
“Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm”, thuhet në postimin e policisë, ku po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve dhe tifozëve sportdashës që të kontribuojnë për një atmosferë qytetare, sportive dhe të kulturuar, në respekt të rregullave dhe të mikpritjes shqiptare.
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...