Ish-kapiteni legjendar i Inter, Javier Zanetti, ka folur për turneun e ri të Botërorit për klube, i cili do të nisë më 15 qershor, duke e cilësuar atë si një ngjarje me shumë prestigj dhe rëndësi.
Argjentinasi ka thënë se skuadrat evropiane po e marrin seriozisht këtë kompeticion pikërisht për shkak të formatit të ri dhe rëndësisë që mbart.
“Po, skuadrat evropiane po e marrin seriozisht, pikërisht sepse është format i ri. Është një turne me shumë prestigj. Përballjet me ekipe nga pjesë të tjera të botës të pasurojnë, dhe ndaj mendoj se do të ketë shumë vëmendje kur të nisë”, është shprehur ai.
Ai e sheh këtë kompeticion si një mundësi të madhe për të treguar cilësitë mes kontinentëve.
“Është një kampionat i ri, një format i ri, por është një mundësi e mirë. Të gjitha skuadrat nga pjesë të ndryshme të botës do të përballen. Si edicioni i parë, të gjithë do të duan ta fitojnë, prandaj do përgatiten maksimalisht”, është shprehur Zanetti.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...