Al-Hilal nuk po ndalet duke kërkuar lojtar cilësor nga mbarë Evropa, pasi arritën marrëveshje me trajnerin Simone Inzaghi, klubi saudit ka filluar gjahun për një sulmues klasi.
Klubi saudit ka hyrë fuqishëm në garë për futbollistin Victor Osimhen, duke i ofruar një kontratë marramendëse prej 30 milionë eurosh në vit, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë ditur sot talksport. Oferta vjen në një kohë kur e ardhmja e Osimhen te Napoli është gjithnjë e më e pasigurt, dhe disa klube të mëdha evropiane po monitorojnë situatën.
? Al-Hilal are offering a €30m-a-year contract to Victor Osimhen. ??
(Source: @talkSPORT) pic.twitter.com/1SygqSYFLP
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 4, 2025
Megjithatë, Al-Hilal po përpiqet ta joshë sulmuesin me një kontratë të fuqishme financiare që mund të ndryshojë rrjedhën e merkatos për të.
Për momentin nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga lojtari apo përfaqësuesit e tij, por oferta tregon se klubet saudite vazhdojnë të synojnë emra të mëdhenj nga futbolli evropian.
Osimhen sezonin u transferua tek Galatasaray në formë huazimi nga Napoli, dhe e ardhmja e tij nuk shihet tek skuadra napoletane.
Kujtojmë se Al-Hilali e ka kërkuar me ngul edhe Theo Hernandezin dhe Bruno Fernandes, mirëpo ky i fundi i ka refuzuar./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...