Italia ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionat Botëror me Norvegjinë dhe Moldavinë.
Sot në konferencë për media ka dal kapiteni i Italisë, njëkohësisht fitues i Ligës së Kampionëve për këtë edicion me Parisin, Gianluigi Donnaruma., shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera ai u pyet edhe për finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën Parisi e fitoi ndaj ekipit italian, Interit me rezultat bindës 5-0.
Gardiani 26-vjeçar tha se e pati të vështirë të festojë para tyre, duke thënë se shumicën prej tyre i ka bashkëlojtarë tek Italia.
“Pas ndeshjes nuk kam folur por ka qenë një përqafim i ngrohtë e i sinqertë me bashkëlojtarët tek Italia dhe jam i lumtur për këtë. Po ashtu nuk jam kënaqur shumë me triumfin në Ligën e Kampionëve sepse në krahun e kundërt ishin vëllezërit e mi me të cilët kam shumë kujtime. Në grumbullim nuk kemi folur për ndeshjen, nuk kemi bërë as shaka. Kemi folur vetëm për dy ndeshjet e ardhshme dhe për të dhënë gjithçka”, ka deklaruar Donnarumma.
Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Nicolo Barella dhe Davide Frattesi janë futbollistët e Interit të cilët u grumbulluan për këto dy sfida. Acerbi refuzoi ftesën.
Ndeshjen e parë Italia e luan në udhëtim tek Norvegjia ditën e premte teksa pas tre ditësh e pret në shtëpi Moldavinë./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...